Basketboll

4-0, KAMPIONI PËRSËRI NË FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Golden State Warriors e ka mposhtur edhe në ndeshjen e katërt radhazi në finale të Konferencës Perëndimore, Portland Trail Blazers për të kaluar në finalen e përgjithshme të NBA-së.

Warriors që njëherazit janë edhe kampionë të garës do të luajnë finalen e pestë me radhë në NBA, pasi dje mposhtën ekipin e Portlandit 119-117.

Në fakt, fitorja për Warriors në ndeshjen e fundit nuk ishte fare e lehtë dhe u arrit vetëm pas një palë vazhdimesh prej 5 minuta, ku Warriors u treguan më të aftë dhe arritën fitore.

I zakonshmi Steph Curry ishte në krye të detyrës për Warriors dje, duke realizuar double, double(37pk, 13krc), përderisa u ndihmua edhe nga Draymond Green që realizoi shifra magjike triple-double(18pk, 14krc, 11ast).

Tek Blazers s’mjaftuan për fitore, Meyers Leonard me double, double(30pk, 12krc), por as Damian Lillard me 28 pikë e McCollum me 26 sosh.

Me këtë fitore Warriors kalojnë në finale të përgjithshme të NBA-së aty ku e presin fituesin e duelit, Milwaukee-Toronto.

https://m.youtube.com/watch?v=TuE9PqCu6U0

 

Komentet janë të mbyllura.