Basketboll

Trajnerët nga Turqia e vërshojnë Superligën e Kosovës, Prishtina më e ‘dhënë’ pas tyre

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadrat e Superligës së Kosovës duket se po vazhdojnë me trendin e njejtë sa i përket pruarjes së trajnerëve nga Turqia.

Engin Gençoglu i emëruar nga KB Trepça gjatë ditës së sotme, bëhet trajneri i katërt nga shteti mik i Kosovës, që do të udhëheq aktualisht me një ekip në vendit tonë.

Para Gençoglus, Aziz Bekir ka ardhur prej 3 vitesh në Kosovë dhe ka gjetur rehati të madhe, pastaj Can Sevim tek Peja që ateroi në fillim të sezonit dhe Ahmet Kandemir që mori drejtimin e Sigal Prishtinës para dy javësh, shkruan AsistiOnline.com

Megjithatë, 4shja turke e lartëcekur nuk është e vetmja që sivjet po punon në Kosovë.

Në fakt, është skuadra e Sigal Prishtinës, ajo që ka një histori më interesante sivjet me trajnerët nga Turqia, pasi ka ndërruar plotë 3 prej të tillë.

Klubi më i trofeshëm shqiptar, sivjet për pak kohë e kishte në krye të skuadrës strategun e mirënjohur, Ekrem Memnun i cili udhëhoqi shkurtimisht me Sigal Prishtinës, por që u largua.

Me t’u larguar Memnun, Prishtina i’a besoi ekipin Murat Bilges, poashtu trajner turk. Ai udhëhoqi me Prishtinën në disa ndeshje, madje nën-drejtimin e tij, klubi nga kryeqyteti fitoi edhe Superkupën e Kosovës, por që më pas ai u largua për shkak të disa obligimeve shumë të rëndësishme familjare.

Përkundër largimeve të Memnun dhe Bilge, Prishtina e vazhdoi avazin e pruarjes së trajnerëve turq në Kosovë, duke prezantuar Ahmet Kandemirin në krye të ekipit.

Vlen të ceket para këtij sezoni, Memnun dhe Kandemir, kishin udhëhequr edhe në vitet e mëparshme me ekipin e Prishtinës. Gjersa, pos tyre në të kaluarën me Prishtinën kishte udhëhequr edhe një turk, Ceyhun Cabadak.

Marrë në përgjithësi, shumica e ekipeve që sivjet garojnë në elitën e basketbollit kosovar, së paku nga një herë janë nga drejtuar nga një trajner turk përfshirë këtu: Prishtinën, Pejën, Trepçën, Yllin e Rahovecin.

E si trajneri më i suksesshëm turk që ka shkelur në Kosovë deri tani, padyshim që është Adis Beqiragiq i cili ka fituar plotë 5 trofe në basketbollin tonë me dy skuadra të ndryshme (Pejën dhe Golden Eagle Yllin). /AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.