KBF Bashkimi nuk ndalet, triumfon thellë edhe ndaj Prishtinës
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit në konkurencën e femrave, vazhdon me formë të lartë edhe pas 13 xhirove në Superligën e Kosovës.
Vashat prizrenase të drejtuar nga trajneri kroat, Viktor Kovaq e fituan me diferencë tejet të thellë derbin ndaj Prishtinës 82-65.
Vlen të ceket se ekipi i Bashkimit e kishte rezultatin në favorin e vet, nga fillimi e deri në fund për të korrur fitore me plotë meritë.
Statistikat zyrtare të ndeshjes nuk funksionuan dhe për fat të keq, pikëshënueset e ndeshjes nuk i kemi të evidencuara.
Pas 13 ndeshjeve, Bashkimi blindon pozitën e parë në elitën e femrave me 13 fitore, gjersa Prishtina renditet e dyta me 10 fitore e 3 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi i shkon Trepçës e Prishtina e pret Penzën.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.