Basketboll

Kupa e Kosovës sivjet në Rahovec, vendosen edhe detajet e tjera

Prishtinë(AsistiOnline) – Sajti zyrtar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, sot ka njoftuar se bordi i këtij institucioni ka mbajtur mledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje të mbajtur dje, janë marrë disa vendime të rëndësishme e ai që vlen të ceket, është lokacioni i zhvillimit të Kupës së Kosovës.

Këtë sezon, Kupa e Kosovës do të zhvillohet në qytetin e Rahovecit në palestën ”Mizahir Isma”.

  1.  Final 8 Kupa e Kosovës do të organizohet në palestrën “Mizahir Isma” prej 15 deri më 19 shkurt nga KB Rahoveci me këto kushte:

– Do të lejohen shikuesit në palestër, por vetëm në mënyrë jo të organizuar, si dhe pa simbole dalluese

– Biletat duhet të blihen vetëm me letërnjoftime

– Kërkesë për prokuror kujdestar për të qenë në palestër në datat e organizimit të eventit, si dhe

– Vënia në funksion e kamerave në palestër.

– Masa të larta të sigurisë, duke përfshirë këtu Policinë e Republikës së Kosovës dhe Sigurimin Privat

– Është miratuar propozimi për ristrukturim të zyrës ekzekutive të FBK-së (ndarja në departamente) dhe janë miratuar ndryshimet në Rregulloren për Organizim të Brendshëm të FBK-së

– Janë emëruar përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja të Kosovës

– Ka vendosur që Shpallja e Laureatëve në basketboll për vitin 2023 të bëhet në muajin dhjetor.

Nga bordi i FBK-së, janë marrë edhe vendimet që vijojnë si mëposhtë:

  1. E ka miratuar Raportin e Punës të FBK-së për vitin 2022
  2. E ka miratuar Planin e Veprimit për vitin 2023
  3. E ka miratuar Planin e Marketingut dhe Komunikimit 2023
  4. E ka miratuar Planin Financiar për vitin 2023
  5. Ka vendosur që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 22 mars 2023 në Prishtinë
  6. I ka miratuar Propozicionet e Garave të Kupës së Kosovës 2022/23.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.