Fitore e lehtë edhe për Golden Eagle, përcaktohet edhe gjysmëfinalja e dytë
Prishtinë(AsistiOnline) – Eshtë përcaktuar edhe skuadra e fundit gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës që mbahet në qytetin simpatik të Rahovecit.
Kampioni aktual i Kosovës, Golden Eagle Ylli triumfoi sonte ndaj Ponte Prizrenit me rezultatin 93-78.
Ekipi i drejtuar nga tekniku boshnjako-turk, Adis Beqiragiq, e fitoi takimin thuajse në pjesën e parë, pasi fitoi dy periodat fillestare (28-18, 23-18), gjersa dy periodat e fundit u mbyllën baraz (22-22, 20-20) e fitorja i takoi me meritë ekipit therandas.
Rashun Davis ishte i pandalshëm në fitoren e therandasve me 25 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Chris Harris me 17 pikë e transferi i ri, Wes Washpun që shtoi 16 sosh.
Te Ponte Prizreni s’mjaftuan tre amerikanët, Wayne Arnold me 26, Adam Grant me 23 e Cameron Williams me 10 sosh.
Në gjysmëfinalen e dytë e cila zhvillohet nesër takohen, Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.