VERË E NXEHTË PËR GJYQTARËT KOSOVARË, DO TË REFEROJNË NË KAMPIONATE EUROPIANE
Prishtinë (AsistiOnline) – Referët kosovarë që janë me thirrje enkas nga FIBA, sivjet do të kenë një verë tejet të nxehtë dhe përplotë angazhime si asnjëherë më parë.
Në fakt, për gjyqtarët kosovarë do të jenë përvoja të reja. FIBA i ka nominuar referët të cilët do të ndajnë drejtësinë në FIBA Kampionate Evropiane gjatë kësaj vere. Tre referë kosovarë, Xhelal Mumini, Dardan Maxhuni dhe Daut Mehmeti janë nominuar për të ndarë drejtësinë në FIBA Kampionate Evropiane, dhe secili prej tyre është nominuar në dy Kampionate Evropiane.
Më poshtë mund të gjeni listën e plotë të nominimeve nga FIBA për referët dhe mbikëqyrësin e referëve nga Kosova.
Nominimet nga FIBA:
Xhelal Mumini – FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni B në Podgoricë të Malit të Zi (08-17 gusht 2019).
Dardan Maxhuni – FIBA U16 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat në Sofje të Bullgarisë (15 – 24 gusht 2019).
Dardan Maxhuni – FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni B në Oradea të Rumanisë (26 korrik – 04 gusht 2019).
Daut Mehmeti – FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat në Shkup të Maqedonisë (05 – 14 korrik 2019).
Faton Kurshumlija (mbikëqyrës ose observer) – FIBA U18 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat në Shkup të Maqedonisë (05 – 14 korrik 2019).
Xhelal Mumini – FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B në Matosinhos të Portugalisë (12 – 21 korrik 2019).
Daut Mehmeti – FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B/Femrat në Prishtinë (03 – 11 gusht 2019).
Komentet janë të mbyllura.