Basketboll

Albert Sylejmani merr drejtimin e KBF Prishtinës

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i KBF Prishtinës ka emëruar kryetrajnerin e ri të ekipit.

Pas dorëheqjes së Fidan Shatrit nga posti që e kishte mbajtur për 13 vite, ekipi kryeqytetas ka njoftuar për përzgjedhjen e trajnerit të ri, Albert Sylejmani.

Sylejmani që në të kaluarën ka qenë ish-basketbollist, ka përvojë të konsiderueshme edhe si trajner, ku në vitet e fundit e ka udhëhequr KB Prishtinën e Re në ligën e parë të meshkujve.

Me ekipin simpatik të Prishtinë së Re, Sylejmani në vitin e kaluar ishte një hap afër elitës kosovare të meshkujve, por u mposhtën në ndeshjen e dytë të “play out”-it nga KB Rahoveci.

Njoftimi i plotë i KBF Prishtinës:

”Trajneri Albert Sylejmani vjen në shtepinë tonë me një bagazh shumë të madh, mbrapa vetes. Më përvojën e tij shumë të madhe, do të ndihmoj klubin në synimet që kemi këtë sezon. Sylejmani ka qenë piesë e stafit të klubit më të madh në vend Prishtina e meshkujve, duke fituar tituj, trofe dhe Ligën Ballkanike. Trajneri Sylejmani ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë”, shkruan njoftimi i klubit bardhekaltër.

Syejmani me KBF Prishtinën pritet që të kërkojë titullin e kampionit të Kosovës dhe fitimin e Ligës Unike.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.