Basketboll

LIGA BALLKANIKE FTON EKIPET KOSOVARE PËR PJESËMARRJE

Prishtinë (AsistiOnline) –  Ftesë e veçantë iu ka ardhur shumicës së klubeve kosovare, ditëve të fundit nga bordi i Ligës Ballkanike.

Ky kompeticion që mbledh rreth vetes kryesisht ekipe nga rajoni por edhe më gjerë, po kërkon që në gjirin e vetë të ketë ekipe kosovare edhe sivjet, të cilat për vite me radhë kanë garuar aty.
 
AsistiOnline merr vesh se bordi i kësaj gare ju ka dërguar ftesa të veçanta klubeve kosovare për pjesëmarrje në këtë garë për edicionin e ardhshëm. Të cilat pritet të jenë jo të pakta në numër.
 
Njëra ndër klubet që e ka marrë këtë ftesë për të luajtur në këtë garë është edhe KB Trepça. Drejtuesit e të cilit klub e kanë konfirmuar një gjë të tillë, porse nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen apo jo.
 
“Trepça ka marë ftesë zyrtare nga Liga Balkanike(BIBL) për stinorin 2019/2020. Këtë ftesë kryesia e klubit do ta shqyrtojë dhe me sponzorët të cilët do ti ketë për sezonin e ardhshëm shpejtë do të vendos për pjesmarrje apo jo”, thuhet në njoftimin e skuadrës xehtare.
 
Në Ligën Ballkanike, skuadra kryeqytetase Prishtina është fituese e dyfishtë e kësaj gare, ndërsa edhe ekipet si: Peja e Bashkimi por edhe Trepça kanë pasur paraqitje dinjitoze.

Komentet janë të mbyllura.