Peja triumfon super-thellë edhe ndaj Vëllaznimit, vazhdon seria spektakolare nga ardhja e Hadar
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka vazhduar serinë spektakolare të fitoreve që nga ardhja e trajnerit të ri, Rami Hadar.
Verdhezinjët sonte vazhduan me fitore të thella, duke mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me shifrat 127-80.
Ndeshja nuk kishte ndonjë historik interesant me vendasit që fituan çdo periodë (41-18, 28-23, 33-23, 25-16), për të ardhur në fund fare lehtë te fitorja.
Te Peja edhe sonte i gjithë rosteri u fut në lojë e më të dalluarit ishin, Devoe Joseph e Larry Thomas me nga 21 pikë, Samir Zekiqi, Marvin Jefferson e Jalen Tate me nga 14, si dhe Brad Waldow e Arian Qallaku me nga 12 sosh.
Te Vëllaznimi, Damonte Dodd kishte 22 pikë e Devin Johnson 17 sosh.
Me këtë fitore, Peja ka arritur në kuotën e 25 fitoreve dhe 7 humbje, duke vazhduar presionin mbi vendin e parë (Prishtinën), për kreun e tabelës.
Ndërsa, Vëllaznimi tash ka 8 fitore e 17 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Peja i shkon Trepçës në derbin e xhiros e Vëllaznimi e pret Golden Eagle Yllin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.