Basketboll

ASIST 527: Ish ylli i NBA-së Gordan Giriqek në studion e ASIST-it dhe ”Debati rreth Rezart Mehmedit”

ASISTI 527 sonte është super-special me dy tema dhe mysafirë të jashtëzakonshëm. 

Rasti “Rrezart Memedi” lidhur me statusin e lojtarit prishtinas dhe, ankesat, vendimet, revokimet e vendimeve, vendimet e reja e mospajtimet dhe thjeshtë një sagë e vërtet të cilën do të tentojmë ta qartësojmë dhe sqarojmë sonte në ASIST me të gjitha palët e përfshira:  Korab Sejdiu – Kryetar i Komisionit Arbitrar; Leart Hoxha –  Kryetar i Komisionit të Garave; Blerand Stavileci – Kryetar i Sigal Prishtinës dhe Ideal Bakija –  Kryetar i Vëllaznimit.    

Çka thonë mysafirët lidhur me temën e cila dy javët e fundit ka shkaktuar reagime të shumta në opionin dhe ende nuk ka epilog: ankesa e KB Vëllaznimit lidhur me statusin e Rrezart Memedit të Sigal Prishtinës që ishte angazhuar në ndeshje me Vëllaznimin. 

  • Pse është ankuar Vëllaznimi për Memedin?
  • Cilat janë argumentet e Vëllaznimit?
  • Cili është statusi i Rrezart Memedit ; si e ka fituar nënshtetësin?
  • Cilat janë argumentet e Sigal Prishtinës që Rezart Memedin e aktivizojnë si lojtar vendor?
  • Pse Komisioni i Garave fillimisht aprovoi ndryshimin e statusit të Memedit si vendor e pastaj e revokoi atë?
  • Pse dhe si u morën vendimet në shkallën e parë nga Komisioni i Garave dhe pas ankesave në Shkallën e Dytë në Komosionin Arbitrar që ktheu rastin në rishqyrtim, ato vendime u revokuan?
  • Pse u ankua Sigal Prishtina në vendimet e sërishme të Komisionit të Garave?
  • Vendimet e reja të shkallës së parë dhe të dytë me rekomandime për FBK përsëri shkaktuan paqartësi dhe mospajtime, pse?

Me një fjalë : sagë e vërtet të cilën do të tentojmë ta qartësojmë sonte në ASIST me njerëzit kompetent dhe të gjitha palët e përfshira: 

Korab Sejdiu, Kryetar i Komisionit Arbitrar

Leart Hoxha, Kryetar i Komisionit të Garave 

Blerand Stavileci, Kryetar i Sigal Prishtinës

Ideal Bakija, Kryetar i Vëllaznimit    

Super – speciale e natës, ish ylli i NBA Gordan Giriqek në ASIST.

Ish ylli NBA Rookie i Vitit 2003 në kohën kur luante për Memphis Grizzlies dhe Orlando Magic së bashku me legjendarin Tracy McGrady dhe i cili u përball me gjigantët si Michael Jordan,Allen Iverson , Kobe Bryant e Shqauille O’Neal me të cilin më vonë ishte edhe bashkëlojtarë në Phoenix Suns , sivjet erdhi në Koosvë dhe ASIST.

Gordan Giriçek dhe menaxheri i Operacioneve të NBA Erik Brucker janë në Kosovë për ta promovuaredicionin e dytë të  Jr.NBA programit në vendin tonë 

  • Cila ishte befasia që ja përgatiti ASISTI dhe si reagoi për diçka pamjet që kurrë në jetë nuk i kishte parë?
  • Çka i tha Giriqek Agon Fehmiut për ritakimin në ASIST pas 20 viteve?  
  • Çka do t’ju tregoi fëmijëve kosovar ish NBA ylli?

ASISTI 527 sonte vjen edhe me analiza dhe tregime nga xhiro 26 e Prince Caffe Superligës dhe në veçanti kryendeshja Trepça – Peja, në ambientin fantastik të palestrës Minatori. ASISTI analizon edhe kryendeshjen e mbetur të xhiros 25 dhe El Clasicon fantastik mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së bashku me komplet xhiron 26 dhe Pesëshen e MVP-in e Javës në ASIST.

Basketbolli femëror përfundoi edicionin e dytë të Ligës Unike me Final Fourin i cili u përshkua me skandal në gjysëmfinalen e parë Flamurtari – Prishtina por megjithatë prishtinasit për ta respektuar ngjarjen nuk u tërhoqën dhe përfunduan garën ku kampione u shpallën Partizanet e Tiranës. 

Sonter në ASIST edhe çerekfinalja e kthimit e ndeshjes e historike që e zhvilloj Sigal Prishtina në Europe North Basketball League (ENBL) kundër top skuadrës polake King Szczecin në Poloni.

  • Si u paraqit Prishtina dher kush u kualifikua tutje?

Blloku më i dashur dhe më unik në mediet tona Shqiptarët në Botë dhe NBA në ASIST edhe sonte sjellin lajmet më të freskëta e interesante dhe krejt në fund, Top 10 aksionet fantastike të xhiros 26 të elitës së basketbollit kosovar, Prince Caffe Superligës 

Sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 527 shumë special me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.

Komentet janë të mbyllura.