Can Sevim merr drejtimin e Konyasporit në elitën turke
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i Pejës deri para pak javësh, Can Sevim është bërë me klub të ri.
40 vjeçari nga Ankaraja e Turqisë, ka marrë drejtimin e skuadrës elitare turke, Konyaspor.
”Ekipi i basketbollit AYOS Konyaspor njofton se ka nënshkruajtur kontratë 2-vjeçare me Can Sevim për postin e kryetrajnerit. Hakki Polat, menaxheri ynë, iu bashkuan ceremonisë së nënshkrimit me Sevim në zyret e klubit tonë”, shkruan njoftimi i klubit turk.
Sevim me ekipin e ri do të ketë mision tejet të vështirë, pasi do të mundohet ta nxjerrë nga fundi i tabelës dhe ta shpëtojë nga rënia, aty prej nga erdhi sivjet.
Të kujtojmë se me Konyasporin sivjet udhëheqi për pak ndeshje edhe trajneri aktual i Trepçës, Engin Gençoglu, madje ky i fundit arriti që vitin e kaluar ta inkuadrojë pikërisht Konyan në elitën turke. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.