FBK mban Kuvendin e Punës, s’pati kundërshtime nga kuvendarët
Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se sot është mbajtur Kuvendi i Punës i saj.
Në njoftim thuhet se në këtë Kuvend kanë marrë pjesë 31 delegatë nga 40 gjithsej sa numëron Kuvendi, ku më pas është miratuar Rendi i Ditës e që vlen të ceket se nuk kishte kundërshtime nga kuvendarët (përfaqësuesit e klubeve).
Në këtë Kuvend ka folur edhe i pari i FBK-së, Arben Fetahu, duke kërkuar përkrahjen e të gjithëve për projektet e ardhshme në zhvillimin e basketbollit të Kosovës.
Kuvendi ka zgjatur rreth një orë, ndërsa në fund si anëtar i Këshillit Mbikqyrës, është emëruar Dren Zatriqi, duke zëvendësuar Artan Spahijën, me kërkesën e këtij të fundit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.