Ekskluzive: Ndeshjet e ”play off”-it me gjyqtarë të huaj?
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshjet e ”play off”-it në Superligën e Kosovës mund të gjykohen nga referë të huaj.
Kështu ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me disa nga klubet tona elitare, të cilat me kërkesë të tyre po duan që së paku në ndeshjet e ”play off”-it të ketë gjyqtarë të huaj.
Siç mësohet, klubet ende janë në diskutime dhe nëse bien dakord mes vete, atëherë mund të kërkojnë edhe nga Federata e Basketbollit, që të delegojë gjyqtarë të huaj.
Në vitet e fundit, gjyqtarët e huaj në basketbollin e Kosovës kryesisht kanë gjykuar ndeshjet e Kupave ose Superkupave, por në ndeshjet e Superligës, ka një kohë të gjatë që nuk janë përdorur si opsione.
Duket se sivjet, konkurenca e madhe mes ekipeve për titullin e kampionit, mund ti shtyejë ekipet që të kërkojnë ndarje të drejtësisë nga gjyqtarët e huaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.