KOSOVA(U-20) MPOSHTET MINIMALISHT NË MIQËSORE NGA MAQEDONIA
Prishtinë (AsistiOnline) – Kosova U-20 është mposhtur në miqësoren e parë të zhvilluar në Mavrovë të Maqedonisë, pikërisht nga po i njëjti shtet.
Ekipi ynë kosovar bëri një lojë tejet të mirë, duke bërë që përgjatë 40 minutave(16-14, 21-21, 11-14, 20-18) lojë rezultati të ishte shumë i ngushtë. Por në fund, maqedonasit ishin më të vëmendshëm duke bërë që ndeshja të mbyllej me epilogun finalë 68-67.
Për Kosovën sot lojë të mirë treguan, Leon Neziri me 11 pikë, Gazali Makasqi me 10 pikë, si dhe Ramadan Zekiqi e Erhan Sholla me nga 8 pikë.
Vlen të ceket se trajneri Ibrahim Karabeg ju dha hapësirë të gjithë lojtarëve dhe ishte ky një test i mirë për të parë, se ku gjendet ekipi ynë kosovar, para Kampionatit Evropian që mbahet sivjet.
Tek maqedonasit u dalluan, Nastovski me 16 pikë dhe Temelkovski me 15 sosh.
Kosova(U-20) sivjet do të luajë në Kampionatin Evropian – Divizioni B. Përderisa të njejtit djelmosha stinorin e kaluar e patën fituar komplet Kampionatin Evropian – Divizioni C.
Komentet janë të mbyllura.