Basketboll

Vashat e Bashkimit 2 e fitojnë Kupën e Ligës së Parë

Skuadra WBC Bashkimi është fitues i Kupës në Ligën e Parë në konkurrencën e femrave.

Në një sfidë interesante të zhvilluar në Pejë, ka mundur Peja 03 me shifrat 66:63.

Final 4 i Kupës u zhvillua në Pejë, ku gjithashtu morën pjesë AA Prishtina dhe Vushtrria.

Bashkimi kishte mundur Prishtinën në gjysmëfinale, ndërsa Peja 03 kishte eliminuar Vushtrrinë.

MVP e Final 4 është shpallur Anila Selmani e WBC Bashkimit, çmim të cilin ia ka dorëzuar Komisari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija, ashtu si edhe trofeun e Kupën për skuadrën fituese.

WBC Bashkimi, është ekipi i dytë i Bashkimit që garon në Superligën e Kosovës dhe është formuar vitin e kaluar me insistimin e presidentit Rrahman Përteshi me qëllimin e vetëm, që ti ndihmojë lojtaret e reja të krijojnë përvojën e duhur për të ardhmen.

Komentet janë të mbyllura.