Basketboll

Caktohet lokacioni i ”Final Four”-it të Ligës Ballkanike, nuk është Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Është caktuar lokacioni i Final Four-it të Ligës Ballkanike për stinorin 2022/23.

Kështu ka njoftuar sot faqja zyrtare e garës, duke bërë me dije vendin se ku do të ndeshen 4 skuadrat e mbetura në garë për këtë trofe.

Final Fouri i sivjetmë do të organizohet në qytetin e Stara Zagorës në Bullgari nga skuadra e Beroes, që prej vitesh luan rregullisht në këtë garë.

Ishte përfolur një kohë të gjatë se klubi i Pejës pritet ta fitojë organizimin e këtij eventi, madje ishte përmendur edhe nga zyrtarë të klubit, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Tashmë janë përcaktuar edhe çiftet gjysmëfinale që luajnë me 28 prill, derisa finalja e madhe luhet me 30 prill.

Hapoel Beer Sheva – Milenijum Kodio

Peja – Beroe.

Njoftimi i plotë i BIBL-së:

”Qyteti i Stara Zagora do të ketë nderin të organizojë turneun Final 4 të Delasport Balkan League.

4 skuadrat e mbetura në Ligë, të cilat përmbushën përgjegjësitë e tyre me organizimin, do të takohen deri në fund të prillit për të vendosur kampionin për sezonin 2022/23.

Ekipi organizator i Beroe, së bashku me ndihmën e bashkisë lokale, ofruan kushtet më të mira për ta bërë këtë event sa më mirë.

Beroe është pjesë e garave të Ligës Ballkanike që nga viti 2015/2016.

Arritja më e madhe e skuadrës ishte titulli i Ligës Ballkanike në vitin 2017.

Ndeshjet do të luhet të premten me 28.04.23 dhe të dielën 30.04.23.

Ndeshjet gjysmëfinale do të jenë Hapoel Beer Sheva Dimona vs KK Milenijum Kodio dhe KB Peja vs BC Beroe – i pari në renditje kundër të katërtit dhe i dyti kundër të tretit.

Dy sezonet e fundit të Final 4 u organizuan nga ekipet izraelite, në vitin 2019 – në Shqipëri dhe në 2018 në Bullgari – në Samokov”.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.