Vazhdojnë deklaratat e forta te Trepça – Braha: Ky është vit i yni, jemi skuadra më e kompletuar në ligë
Te klubi i Trepçës po vazhdojnë me deklarata bindëse rreth titullit të kampionit.
Drejtori sportiv i ekipit, Besim Braha ka folur për faqen lokale, Mitrosport për garat përfundimtare të Superligës së Kosovës.
Ish-basketbollisti dhe kapiteni i mitrovicasve ka thënë se në klub është atmosfera e mirë dhe se Trepça, është gati për sfidat e radhës.
Sipas Brahës, KB Trepça është skuadra më e kompletuar në ligë dhe është pretendenti kryesor për titullin e kampionit.
Besim Braha, ka shtuar se ky është viti i KB Trepça dhe se titulli i kampionit pas shumë vitesh pritet të kthehet në qytetin e sportit. /Mitrosport
Komentet janë të mbyllura.