Basketboll

Vajza e trofeve te Bashkimi, MVP e finales

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja amerikane, Khadija Brown Haywood është përzgjedhur MVP e finales së Superligës së Kosovës për femra.

29 vjeçarja, sonte ishte fantastike në radhët e vashave prizrenase me double-double prej 24 pikëve, 12 kërcimeve e 7 asisteve dhe indeks final prej +36.

Brown edhe në stinorin e rregullt që Bashkimi e mbylli me bilanc të 100% prej 20 fitoreve nga 20 ndeshje, ishte prej lojtareve kryesore.

Ky është trofeu i pestë i Brown me Bashkimin dhe titulli i dytë i kampionit, pasi edhe në vitin 2018 e kishte fituar po titullin e kampionit, gjersa me vashat prizrenase ajo ka edhe 2 kupa dhe një Superkupë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.