Kush janë dy referët e huaj që gjykuan ndeshjet e para gjysmëfinale?
Prishtinë(AsistiOnline) – Ashtu siç raportoi AsistiOnline.com disa javë para play off-it, ashtu edhe po del me gjyqtarët e huaj që po i referojnë ndeshjet finale të Superligës së Kosovës.
Dyshja, Nicolas Maestre dhe Valentin Oliot, që të dy me prejardhje nga Franca ishin gjyqtarë kryesorë në duelet, Peja – Ylli dhe Prishtina – Trepça.
Në dy ndeshjet e para të serive gjysmëfinale, së bashku me Maestre dhe Oliot, gjykuan edhe referët nga Kosova, Artan Gashi dhe Visar Bunjaku, të dy ish-basketbollistë.
Nicolas Maestre është gjyqtar i rangjeve më të larta të basketbollit evropian, përpos kompeticioneve kombëtare, ai referon edhe në nivele ndërkombëtare e rasti më i freskët është ai i Eurobasket-it 2022, shkruan AsistiOnline.com
Karriera e tij, vijon kështu:
Refer në Superligën e Francës – ProA (Francë) që nga viti 1998.
Refer ndërkombëtar që nga viti 2000 për FIBA-n.
Refer i Euroligës nga viti 2001 deri në vitin 2016.
Refer i Ligës së Kampionëve nga viti 2016 deri në vitin 2021
Trajnues për Federatën Franceze të Basketbollit që nga viti 2005
Menaxher Teknik i Arbitrazhit për Zonën Jugperëndimore Evropiane
Projektues i kurseve të gjuhës dhe trajnimeve për Federatën e Basketbollit të Francës
Koordinator kombëtar i kompeticionit (Referët) për integrimin në kampionatin francez për Federatën e Basketbollit të Francës
Koordinator Kombëtar i Zyrtarëve dhe Gjyqtarëve Këshilltarë Teknik për Federatën e Basketbollit të Francës.
Ndërsa sa i përket gjyqtarit tjetër, Valentin Oliot, ai ka më pak përvojë por që ka gjykuar poashtu ndeshje të kalibrit evropian dhe nëpër gara të respektuara, transmeton AsistiOnline.com
Oliot, bën pjesë në Top 10-shen e arbitrave francezë, gjykon në elitën franceze (Pro A) dhe garat evropiane si Liga e Kampionëve e FIBA Europe Cup.
Sa ju përket garave ndërkombëtare, Oliot ka gjykuar së fundmi ndeshje të kualifikimeve për Eurobasketin e femrave 2023 dhe para-kualifikime të meshkujve për Eurobasket-in 2025.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.