Mbyllet stinori i rregullt në Euroligë, përcaktohen çiftet e play off-it (SKEMA dhe detajet tjera)
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur stinori i rregullt në garën më të fortë të basketbollit në Evropë, atë të Euroligës.
Me Zalgirisin që e fitoi ndeshjen e fundit të këtij edicioni dhe siguroi një vend në këtë fazë të nxehtë, u përcaktuan ekipet që do të ndeshen mes vete në çerekfinale, shkruan AsistiOnline.com
Stinorin e rregullt si lidere e mbylli skuadra e Olimpiakosit e pasuar nga Barcelona, derisa pas tyre mbetën, Reali i Madridit dhe Monaco në pozitat 3 dhe 4, Maccabi dhe Partizani në pozitat 5 e 6 dhe 8shen finale e përmbyllin, Zalgirisi e Fenerbahçe.
Në fazën çerekfinale ndeshen ekipet sipas skemës:
Detajet e tjera të garë:
Olympiacos, Barcelona, Real Madrid dhe Monaco do të kenë avantazhin e terenit vendas në serinë e play off-it.
Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen nga 25 prilli deri më 10 maj dhe nuk ka ndeshje kthyese, pra luhet vetëm nga 1 ndeshje. Fituesit e serive kalojnë në ”Final Four”.
Kaunas është qyteti mikpritës i Final Four-it të Euroligës për këtë vit. Finalja e turneut do të luhet në Zalgirio Arena.
Gjysmëfinalet do të luhen të premten, më 19 maj, ndërsa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të luhet të dielën më 21 maj.
Fituesi i ndeshjes Olimpiakos – Fenerbahçe, luan me fituesin e ndeshjes Monaco – Maccabi në gjysmëfinale dhe gjysmëfinalja e tjetër përcaktohet mes Real Madridit dhe Partizanit e Barcelonës dhe Zalgirisit, pra mund të kemi El Clasico në ”Final Four” të Euroligës. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.