Basketboll

NBA FINALET: A DO TË PËRMBYSË GOLDEN STATE MINUSIN PREJ 1:3 ?

TORONTO NË PRAG TË BËHET KAMPIONIA E PARË E NBA, JO NGA SHBA

Aktualisht, Toronto Raptors janë duke udhëhequr me rezultat 3 me 1 në serinë finale dhe janë vetëm një hap larg titullit historik të kampionit.

Në rast të triumfit, Raptors do të bëhej skuadra e parë kampione e NBA jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shumë fakte interesante lidhur me këtë seri finale.

Në histori të finaleve të NBA, nga 34 raste kur skuadrat kishin epërsi prej 3:1, 33 herë fitues ishin shpallur skuadrat që udhëhiqnin dhe vetëm një herë, në Finalen e NBA 2016, Cleveland Cavaliers të udhëhequr nga LeBron James kishin përmbysur epërsinë e Golden State Warriors për të fituar me 4:3 dhe shpallur kampion.

Fakt tjetër interesant është se Golden State Warriors janë vetëm ekipi i dytë në histori të NBA që paraqitet 5 herë me radhë në Finalet e NBA, pas gjeneratës së artë të Boston Celtics të udhëhequr nga trajneri legjendar Red Auerbach dhe yjet legjendare si Bill Russell, Bob Kousy, John Havlichek e tjerë.

Kjo gjeneratë e Celtics e cila dominoi në NBA gati një dekadë e gjysmë, nga sezoni 1956/57 deri më 1968/69  u paraqitë 13 herë rresht në finale dhe fitoi 11 tituj të kampionit të NBA.

A do të këndellet Golden State apo Toronto do të hyjë në histori si skuadra e parë jo amerikane e rilaka fituar unazën e artë të NBA, mbetet të shihet të hënën mbrëma kur edhe zhvillohet ndeshja e pestë finale, kësaj radhe në Scotiabank Arena apo ish Air Canada Center ku filloi i tërë tregimi, në vitin 1995.

 

Komentet janë të mbyllura.