Ylli e fiton përballjen dramatike ndaj Pejës, seria vazhdon në sfidën e katërt
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli e ka fituar përballjen e tretë të serisë gjysmëfinale të play off-it me Pejën.
Therandasit triumfuan sonte në ”Karagaç” ndaj pejanëve me shifrat e ngushta 104-107.
Rrjedha e ndeshjes ishte tepër interesante me mysafirët që fituan çerekun e parë (14-25), por e shpejtë ishte kundërpërgjigjja e vendasve që u treguan më të mirë në të dytin (28-18) me çka ekipet shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 42-43.
Në pjesën e dytë, Ylli u tregua më i mirë në çerekun e tretë (19-29), derisa Peja tentoi maksimalisht përmbysjen në periodën vendimtare (43-35), por jo mjaftueshëm dhe në fund mysafirët iu gëzuan fitores më të rëndësishme të stinorit, pasi vazhdojnë serinë gjysmëfinale minimalisht deri në ndeshjen e katërt.
I rikthyeri nga lëndimi dhe ish-anëtari i Pejës, Henrik Shirko ishte më i dalluari te Ylli sonte me double-double fantastik prej 22 pikëve e 10 kërcimeve, gjersa u ndihmua edhe nga Wesley Washpun me 19 pikë, kapiteni Gëzim Morina me 17 dhe Malcolm Armstead me 12 pikë.
Te Peja s’mjaftuan për fitore, Jalen Tate me 23 pikë e Larry Thomas me 20 sosh.
Momentalisht, seria mes dy ekipeve ngushtohet 2-1 në favorin e Pejës dhe dueli i katërt zhvillohet të shtunën në Therandë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.