Basketboll

Pesëshja më e mirë dhe MVP nga gjysmëfinalet e play off-it nga Superliga e Kosovës

PESËSHJA E JAVËS (GJYSMËFINALET) 1. D. BERISHA (SPR), 2. QOLLAKU (PEJ), 3. HAJRIZI (TRE), 4. GACH (SPR), 5. WALDOW (PEJ)

1. Plejmejkeri më i mirë i dy ndeshjeve të fundit gjysmëfinale ishte kapiteni i Prishtinës, Dardan Berisha i cili shfaqi lojë mjaft të mirë, sidomos në duelin e të dielës në Minatori. Berisha në ndeshjen e dytë luajti me 23 pikë e 6 asistime, ndërsa me mesatare prej 17,5 pikëve, 5,5 asistimeve e 5 kërcimeve për ndeshje dhe indeks prej +19 shpallet playmakeri më i mirë i javës.

2. Në pozitën e fundorit realizues, këtë javë vjen Arian Qallaku i Pejës që shfaqi lojë fenomenale në dy duelet kundër Yllit dhe ishte ndër më meritorët për kualifikim në finale. Ariani luajti me mesatare prej 16 pikëve dhe 5 kërcimeve për ndeshje, ndërsa tregoi lojë mjaft të mirë edhe në mbrojtje, duke i vjedhur edhe 3,5 , performancë e cila atij i dha indeks mesatar prej +18,5 si edhe epitetin e fundorit më të mirë pas dy ndeshjeve të fundit gjysmëfinale për skuadrën e Pejës.

3. Në pozitën e alosë, pas një kohe rikthehet MVP i Kupës, Drilon Hajrizi i cili në dy duelet e fundit ishte ndër më të mirët tek skuadra mitrovicase. Hajrizi luajti me një mesatare prej 10,5 pikëve , 7,5 kërcimeve si dhe 3 asistimeve për ndeshje, duke ia dhënë edhe energjinë e duhur skuadrës së tij për të arritur deri te fitorja në duelin e fundit. Performanca e tij i dha indeksin mesatar prej +14 për ndeshje e që ishte më i larti për dy ndeshjet e javës që lam pas.

4. Pozita e alo-qendrës, pa asnjë dyshim i takoi Both Gachit të Sigal Prishtinës që ishte më meritori për fitoren e bardh e kaltërve në ndeshjen në mesjavë, ku nga banka rezervë u inkuadrua për t’i realizuar 23 pikë, ndërsa edhe në duelin e dytë pati paraqitje mjaftë të mirë ku kompletoi double double prej 16 pikëve e 12 kërcimeve. Me mesatare prej 19,5 pikëve, 8.5 kërcimeve si dhe indeks mesatar prej +22,5, Both Gach shpallet si alo qendra më e mirë e javës në ASIST.

5. Kurse 5shen e javës e kompleton edhe këtë javë gjiganti i Pejës, Brad Waldow që po vazhdon me paraqitje konstante. Waldow në ndeshjen e tretë dhe të katërt luajti me dobule double mesatare prej 12 pikëve e 12 kërcimeve për ndeshje, duke i shtuar edhe nga 2 asistime. Kjo performancë atij i dha indeksin prej +18 si dhe ia ruajti vendin si qendra më e mirë e javës.

MVP I JAVËS – BRADLEY WALDOW (PEJA)

Edhe pse nuk i pati paraqitjet e një jave më parë, Brad Waldow edhe në dy ndeshjet e fundit të gjysmëfinaleve ishte ai që e tha fjalën kryesore, duke dominuar apsolutisht nën-kosh. Waldow edhe kësaj rradhe kompletoi double-double mesatare prej dy 12sheve të pikëve dhe kërcimeve duke i shtuar edhe nga dy asistime. Në dy ndeshje ai pati mesatare prej +18 duke e thënë fjalën kryesore në kualifikimin e Pejës në finalen e madhe të Prince Caffe Superligës dhe me këtë rast shpallet edhe MVP i javës në ASIST.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.