Basketboll

Prishtina e kundërshton ashpër terminin e ndeshjes me Trepçën, thotë se FBK po shkel rregulloret e veta

Prishtinë(AsistiOnline) – Me anë të një komunikate për media, skuadra e Sigal Prishtinës ka njoftuar para pak minutash se po e kundërshton ashpër zhvillimin e ndeshjes me Trepçën në ditën e dielë.

Me një shkresë të nisur me vazhdim akuzash për parregullsi, kurdisje, ryshfeti e presione, klubi kryeqytetas shkruan se Federata e Basketbollit të Kosovës në kordinim me Trepçën dhe duke shkelur rregulloret e veta, i ka lajmëruar arbitrarisht për termin të ndeshjes së pestë në kundërshtim me Propozicionet e Garave.

Sipas klubit bardhekaltër edhe pse Prishtina ka arsyje të forta për shtyerjen e kësaj ndeshje, është hera e parë në histori të basketbollit të Kosovës që një ekip (Trepça) të kundërshtojë një kërkesë të tillë legjitime me arsye objektive, dhe në dijeni të FBK-së.

Lidhur me këtë çështje, klubi i Prishtinës ka publikuar edhe email-in zyrtar që i ka dërguar Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku e kundërshton vendimin e tyre për terminin e ndeshjes me Trepçën.

Shkresën e  plotë dhe pa ndërhyrje të Prishtinës, së bashku edhe me email-in drejtuar FBK-së, i gjeni mëposhtë:

NJOFTIM
Të dashur Plisa, tifozë e qytetarë të Prishtinës,
Parregullsitë, kurdisjet, ryshfeti e presionet nuk kanë të ndalur dhe si vazhdimsi e kësaj klike keqbërësish, ju njoftojmë se FBK në koordinim të plotë me KB Trepca e në kundërshtim flagrant me rregulloret e vetë Federatës kanë lajmëruar arbitrarisht për termin të ndeshjes së pestë në kundërshtim me Propozicionet e Garave.
Për shkak të pamundësisë së zhvillimit të ndeshjes të Enjten në mungesë të orarit në palestër si rezultat i ndeshjes ndërkombëtare të hendbollit mes Kosovës dhe Malit të Zi, kemi kërkuar që ndeshja të zhvillohet ose të Mërkurën ose të Premten pra 24 orë më herët ose më vonë, dhe është hera e parë në histori të basketbollit të Kosovës që një ekip të kundërshtojë një kërkesë të tillë legjitime me arsye objektive, dhe në dijeni të FBK-së.
Caktimi i ndeshjes për ditën e diel nga FBK është kundërshtuar nga ne pasi që është në kundërshtim me të gjitha nenet e Propozicioneve të Garave që rregullojnë çështjen e orarit dhe organizimit të ndeshjes.
Më poshtë gjeni edhe përgjigjen dhe kërkesën e klubit tonë që Federata të punojë konform rregullores të miratuar nga organet e saj vendimmarrëse.
Kështu që sa i përket Prishtinës dhe Plisave, kudo e kurdo caktojeni, ne jemi të gatshëm.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Komentet janë të mbyllura.