Basketboll

Turk Telekomi i Erdem Canit në finale të Eurocup

Prishtinë(AsistiOnline) – Turk Telekomi është skuadra e parë finaliste e garës së dytë më të fortë në kontinentin e vjetër, Eurocup.

Ekipi nga Ankaraja e Turqisë ka triumfuar në gjysmëfinale ndaj skuadrës ukrainase Prometey me rezultat të ngushtë 74-76, për të arritur finalen e madhe, shkruan AsistiOnline.com

Lojtarët më të dalluar te Turk Telekomi sonte ishin, Jerian Grant me 19 pikë, Axel Bouteille me 16, Tony Taylor me 15 pikë, si dhe Tyrique Jones me double-double prej 11 pikëve e 14 kërcimeve.

Te Prometey s’mjaftuan për fitore, Gian Clavell me 19 pikë e Ondrej Balvin me 14 sosh.

Në finale, Turk Telekomi takohet me fituesin e gjysmëfinales ndërmjet dy ekipeve spanjolle që zhvillohet poashtu sonte, Gran Canaria – Joventut Badalona.

Fituesi i kësaj gare, inkuadrohet direkt në Euroligë për sezonin e ri.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.