Boston Celtics kompleton gjysmëfinalen e dytë të Lindjes
Prishtinë(AsistiOnline) – Është kompletuar edhe çifti i dytë gjysmëfinal në Konferencën Lindore të NBA-së.
Boston Celtics kanë fituar ndaj Atlanta Hawks në ndeshjen e gjashtë me rezultat 120-128, për tu plasuar tutje në play off.
Jaylen Brown me 32 e Jayson Tatum me 30 pikë, ishin dyshja më e dalluar e Bostonit në këtë fitore, gjersa te Hawks s’mjaftoi për barazim serie, Trae Young me 30 pikë.
Në gjysmëfinale të Konferencës, Bostoni do të takohet me Philadelphian.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.