Feneri me fitore të madhe në Piraeus, barazon serinë me Olimpiakosin
Prishtinë(AsistiOnline) – Fenerbahçe ka marrë një fitore tejet të vlefshme në Greqi ndaj Olimpiakosit në ndeshjen e dytë të serisë çerekfinale të play off-it në Euroligë.
Skuadra nga Stambolli e fitoi duelin në momentet e fundit të ndeshjes me rezultatin 78-82.
Carsen Edwars me 16 pikë e Nigel Hayes me 15, ishin dy lojtarët e dalluar të Fenerit sonte.
Te Olimpiakosi s’mjaftuan, Kostas Slouskas e Sasha Vezenkov me nga 18 pikë.
Me këtë fitore të Fenerit, seria me Olimpiakosin barazohet në 1-1 dhe tash dy ndeshjet e radhës zhvillohen në Stamboll.
Ekipi që arrin tri fitore, kualifikohet në ”Final Four” të Euroligës i cili sivjet mbahet në Kaunas të Lituanisë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.