Basketboll

FBK-ja me vendim rreth përparësisë së fushës vendase: Finalja e parë në Pejë

Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur rreth termineve dhe përparësisë së terenit vendas në finalet e Superligës së Kosovës dhe këtë do ta ketë KB Peja.

Përfundimisht, sot Komisioni i Garave i FBK ka shqyrtuar Propozicionet e Garave dhe ka interpretuar se Peja e cila e ka përfunduar stinorin e rregullt si e dyta, do ta zhvilloj ndeshjen e parë si nikoqire

Kështu, finalja e parë, e tretë dhe evntuale e pestë mes Pejës dhe Trepçës do të zhvillohen në ”Karagaç” të Pejës kurse finalja e dytë dhe eventuale e katërt në Minatori të Mitrovicës.

Në gjysmëfinale, Peja e kishte mposhtur Golden Eagle Yllin 3-1 kurse Trepça dje eliminoi Sigal Prishtinën me 3:2.

Finalja Peja – Trepça do të jetë vetëm e katërta që nga vitit 1991/92 kur u pavarësuar basketbolli ynë dhe vetëm hera e dytë pasluftës.

Finalja e parë ishte ajo e vitit 1993 kur fitoi Trepça dhe një vit më vonë Peja u revanshua duke u shpall kampione 1994.

Pas luftës, këto dy rivale u takuan vetëm një herë dhe atë në edicionin e parë të pasluftës 1999/2000 kur triumfoi Trepça.

Kështu pas pas plot 23 viteve Peja dhe Trepça ndeshen në betejë direkt për titull, Peja për titullin e shtatë dhe Trepça për të pestin.

 

 

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.