Basketboll

Lajm i madh nga shqiptarët e Iliridës, Çairi siguron qëndrimin në Superligën e Maqedonisë Veriore

Prishtinë(AsistiOnline) – Në vitin e parë të debutimit historik për klubin shqiptar – Çairi 2030, sonte na vjen një lajm i madh.

Klubi i themeluar dhe udhëhequr nga shqiptarët, sonte ka triumfuar në Kumanovë ndaj ekipit me po të njejtin emër 72-81.

Me këtë fitore, klubi shqiptar ka siguruar mbetjen në elitën e basketbollit maqedonas edhe për një edicion, një sukses ky tejet i madh, marrë parasysh buxhetin që pati klubi dhe konkurencën e madhe që mbizotëron në shtetin fqinj të Kosovës.

Vlen të ceket se klubi ”Çair 2030” është themeluar në vitin 2015 nga Erhan Ramadani, njeriu i cili edhe e drejtoi ekipin si kryetrajner në stinorin e tyre të parë në elitë.

Stafi i AsistiOnline.com e uron klubin shqiptar për këtë sukses me besimin që edhe vitin tjetër të kenë paraqitje dinjitoze dhe ky sukses të jetë motiv për të kërkuar edhe më shumë se kaq.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.