Basketboll

Sot vëmendja në Pejë, verdhezinjët dhe mitrovicasit vazhdojnë luftën për titull

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot në palestrën ”Karagaçi” në Pejë na pret një super-atmosferë dhe super-ndeshje.

Atje zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale mes Pejës dhe Trepçës, në luftë për titullin e kampionit të Kosovës, ku po bëhet luftë e madhe për fitore.

Në ndeshjen e parë në ”Minatori” kishte fituar Trepça, në të dytën fitores iu ishin gëzuar pejanët dhe në të enjtën që lamë pas, triumfoi Trepça për të marrë avantazhin e fitoreve.

Në fakt, kjo ndeshje mund të jetë përcaktuese, pasi që Trepça ka dy fitore dhe me një triumf eventual e fiton sot titullin, derisa Peja do të kërkojë me çdo kush barazimin e serisë dhe për ta vendosur kampionin në ndeshjen e pestë.

Ndeshja e sotme fillon nga ora 17:00 eventualisht me 15 minuta shtyerje, për shkak të ndeshjeve të futbollit, derisa transmetohet direkt në Sport 1 e KLAN KOSOVA.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.