Basketboll

Peja dhe Trepça bënë kaq shumë ndryshime në ekipe… Kujt do ti takojë titulli?

Prishtinë(AsisitOnline) – Sot kemi hyrë në ditën e ndeshjes së katërt finale të Superligës së Kosovës në luftë për titullin kampion.

Peja dhe Trepça po ballafaqohen mes vete për titullin e shumëpritur prej vitesh dhe momentalisht rezultati qëndron 2-1 me fitore në favorin e mitrovicasve.

Deri në ardhjen këtu, të dyja ekipet janë ballafaquar me një ‘mal’ problemesh, ndryshimesh e lëkundjesh, gjetja e rehatisë ishte e vështirë e mundishme, por duket se i’a ka vlejtur, shkruan AsistiOnline.com

QETËSIA E GJETUR ME RAMI HADAR…

12 ndryshime ekipore janë bërë te Peja deri tani, përfshirë trajnerët me Can Sevim që u largua dhe erdhi Rami Hadar, derisa nga lojtarët, Isiah Umipig u largua e erdhi Devoe Joseph, Rodney Purvis u largua për Larry Thomas, Khaliq Spicer u zëvendësua me Marvin Jefferson, derisa u liruan nga rosteri, Taylor Adway & Ivan Koljeviq. Në ekip si ardhje të reja në janar u shtuan edhe Samir Zekiqi e Fatlind Shoshaj.

Nga fillimi i sezonit në ekip kanë mbetur, Arti Hajdari, Arian Qallaku, Alban Veseli, të huajt Brad Waldow e Jalen Tate dhe të rinjët. Ardhja e Hadar ka qenë reflektimi më i madh i ekipit, pasi me të skuadra verdhezi ka treguar super-ndeshje dhe ka prekur finalen e Ligës Ballkanike, por edhe asaj të Kosovës.

Kalojmë te Trepça…

Trepça është ekipi që ka bërë më së shumti ndryshime së bashku me Rahovecin në këtë edicion të Superligës së Kosovës me gjithsejt 13 sosh, ku vetëm te trajnerët klubi ka ndërhyrë plotë 4 herë. Lubomir Minchev e kishte nisur stinorin, për t’u ndërruar me Alek Joncevskin, pastaj erdhi Engin Gençoglu e krejt në fund, ekipi po udhëhiqet nga trajneri vendor, Ilir Selmani.

Nga lojtarët: Elijah Ifejeh, Clevon Brown, Cadarian Raines, Adam Grant e Samir Zekiqi, janë emrat e të larguarve që u zëvendësuan me Will Daniels, Jamel Artis, Ken Brown e Musab Mala.

Nga garda e fillim-stinorit kanë mbetur: Drilon Hajrizi, Amin Hot, Erjon Kastrati, Mikaile Tmushiq, Valdrin Haxhiu dhe të rinjët e nga të huajt stuhisë i ka shpëtuar vetëm Andrew Gordon.

Shikuar nga ky aspekt, për vetëm një sezon të luajtur të dyja ekipet kanë ndërruar nga një ekip të tërë, duke mos qenë aspak stabile në rosteret e tyre, se ku mund të kenë qenë problemet, le ti vlerësojë vetë opinioni basketbolldashës në vend.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.