Basketboll

Miami triumfon në ndeshjen e parë finale ndaj Bostonit

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e ka nisur me fitore serinë e finales së Lindjes në NBA.

Skuadra e drejtuar nga Erik Spoelstra, triumfoi ndaj Boston Celtics në mes të TD Garden me rezultatin final 116-123.

Në fakt, ndeshja nisi më mirë për Celtics që fituan dy periodat e para (30-28, 36-29), për të shkuar në pushim me avantazh prej 9 pikëve.

Por, në pjesën e dytë me çerekun e tretë, Miami përmbysi gjithçka duke fituar thellë atë (25-46) dhe që ishte përcaktues për fitore. Bostoni tentoi rikthimin e ndeshjes në periodën e fundit (25-20), por që ishte e pamundur dhe kështu fitorja i takoi Miamit.

Si zakonisht edhe në këtë fitore, Jimmy Butler ishte më i miri te Miami me 35 pikë, gjersa u ndihmua edhe nga Bam Adebayo me 20 sosh.

Te Bostoni nuk mjaftuan për fitore, Jayson Tatum me 30 pikë e Jaylen Brown me 20 sosh.

Me këtë fitore, Miami merr avantazhin e serisë finale të Konferencës Lindore në NBA dhe edhe ndeshja e dytë zhvillohet në TD Garden me 20 maj nga ora 02:30 me kohën tonë.

Ekipi që arrin katër fitore, kualifikohet në finalen e madhe të NBA-së.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.