Basketboll

Pas 23 vitesh, titulli i kampionit sonte vendoset përsëri mes Trepçës e Pejës

Prishtinë(AsistiOnline) – Siç tashmë e keni të ditur, Trepça dhe Peja sot zhvillojnë finalen vendimtare për titull kampioni në Superligën e Kosovës.

Pas 23 vitesh këto dy ekipe janë kthyer të përballen mes vete në finale të kësaj gare me rëndësi të veçantë në basketbollin e Kosovës.

Që nga sezoni i largët 1999-2000, këto dy ekipe nuk janë ndeshur në finale për titull e atë botë kishte triumfuar Trepça në ”Minatori”, duke u stolisur me titullin kampion.

E pas 23 vitesh, sot mbetet të shihet se kush do ti gëzohet këtij trofeu që po pritet me kërshëri të madhe nga i gjithë opinioni sportdashës kosovar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.