Hadar meritat e trofeut i rezervon për lojtarët, përmend edhe ish-trajnerin Can Sevim
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e fitoi dje titullin e shtatë të kampionit në histori të klubit.
Si një prej njerëzve më meritorë në këtë sukses, padyshim që vlerësohet edhe trajneri i ekipit, Rami Hadar. Ai pas ndeshjes vendimtare që vulosi trofeun, meritat kryesore ju dha lojtarëve, derisa e përmendi edhe ish-trajnerin Can Sevim.
”Është ndeshje e plejofit, duke pasur parasysh rivalitetin dhe atmosferën e zjarrtë. Lojtarët e merituan këtë titull pasi luftuan deri në fund. Kemi besuar prej fillimit në këtë sukses edhe pse Trepça luajti mirë dhe kishte ekip të mirë. Nuk ka qenë lehtë, por ia dolëm. E për këtë sukses, merita ka edhe trajneri Can Sevim për punën e tij”, tha Hadar pas ndeshjes.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.