Ekskluzive: Bordi i FBK-së vendosi me shumicë votash për Hadar selektor te Kosova

Prishtinë(AsistiOnline) – Rami Hadar pritet që të emërohet si selektor i Përfaqësueses së Kosovës A.

Javë më parë, AsistiOnline.com paralajmëroi se Hadar është afër marrëveshjes me drejtuesit e FBK-së, gjersa tash gjërat janë finalizuar përfundimisht.

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2023/05/10/ekskluzive-rami-hadar-selektor-i-kosoves/

AsistiOnline.com ka mësuar se gjatë ditës së djeshme, drejtuesit e FBK-së e kanë dërguar për miratim emrin e Hadar tek anëtarët e bordit të vetë dhe se ai është votuar me shumicë votash pothuajse nga të gjithë.

Izraeliti, para dy ditëve u shpall kampion i Kosovës me skuadrën e Pejës, përderisa gjasat që ai të mbetet edhe më tutje pjesë e kampit verdhezi, janë tejet reale. Megjithëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar lidhur me këtë.

/AsistiOnline.com/

 

spot_img

Te ngjajshme

Ekskluzive: Prishtina arrin marrëveshje me qendrën e fuqishme amerikane...

KB Prishtina ka bërë një lëvizje të bujshme në tregun ndërkombëtar të transferimeve. Sipas asaj që ka mësuar...

Adis Beçiragiq shkruan histori në basketbollin kosovar: Selektor i...

Nuk mbahet mend, për të mos thënë kurrë - që një trajner i huaj, i angazhuar në...

Rezultate interesante në ndeshjet e Kombëtareve Evropiane për parakualifikimet...

Sot janë zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë në kuadër të Kualifikimeve për Kupën e Botës 2027...