Titulli i kampionit me Pejën, i dhjeti dhe jubilar për karrierën me plotë trofe të Alban Veselit
Prishtinë(AsistiOnline) – Para pak ditëve skuadra e Pejës e fitoi titullin e shtatë të kampionit në histori të klubit.
Megjithatë, për njërin nga lojtarët kyç në këtë sukses të klubit verdhezi, Alban Veseli ky trofe është jubilar dhe i dhjeti në karrierën e tij, shkruan AsistiOnline.com
Pas këtij suksesi historik, Veseli ka falenderuar të gjithë përkrahësit dhe motivuesit që e bënë më të lehtë rrugëtimin e tij.
Të kujtojmë se Veseli në të kaluarën ka luajtur edhe për Prishtinën, Bashkimin, Rahovecin, Golden Eagle Yllin etj.
Albani njihet prej basketbollistëve më të suksesshëm kosovar të pasluftës në vend. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.