Basketboll

Ekskluzive: Peja afër vazhdimit me lojtarin e preferuar vendor të Hadarit

Prishtinë(AsistiOnline) – Arian Qallaku pritet të bëhet vendori i parë që do të vazhdojë qëndrimin te Peja.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Qallaku është afër vazhdimit të kontratës me ekipin ku është rritur si lojtar dhe marrëveshja mund të kompletohet shpejtë.

30 vjeçari, sivjet me Pejën u shpall kampion i Kosovës dhe ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm në këtë sukses madhor të verdhezinjëve.

Përpos Pejës, Qallaku në të kaluarën ka luajtur edhe te Prishtina, Golden Eagle Ylli, Vëllaznimi, Rahoveci etj. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.