ASISTI 538 – Kryetari i Prishtinës sonte flet për gjithçka rreth klubit, zbulon edhe transferet e reja…
Mysafirë special kryetari i KB Sigal Prishtinës Blerand Stavileci flet për edicionin e kaluar dhe garat në vend dhe arenën ndërkombëtare por edhe për skandalet që e tronditën basketbollin në vendin tonë
Në vazhdën e rekapitullimit të njërit prej edicioneve më atraktive dhe më dramatike në histori të basketbollit të pavarur kosovar ASISTI 538 sonte sjell tregimin e Sigal Prishtinës.
Dy emisionet paraprake ua dedikuam kampiones Pejës dhe nën-kampiones Trepçës kurse sonte serinë e përmbledhjeve të edicionit që e lamë pas nesh po e vazhdojmë me skuadrën më të trofeshme të gjitha kohëve në basketbollin kosovar dhe shqiptar në përgjithësi, Sigal Prishtinën. Mysafirë sonte është kryetari i rikthyer në klub, Blerand Stavileci.
Kryetari Stavileci i cili u rikthye në fund të nëntorit 2022, pas dy viteve solli trofeun e parë duke e fituar Superkupën e Kosovës ishte në finalen e Kupës dhe gjysmëfinalen e Play Offit të sivjetmë të Prince Caffe Superligës 2023
Stavileci në ASISTIN 538 rrëfen se çka ndodhi krejt gjatë këtij rrugëtimi dhe cilat ishin momentet më të vështira.
Pas rikthimeve sensacionale të Dardan Berishës dhe trajnerit të mirënjohur Ekrem Memnunit, si dhe transferimeve të shumta gjatë verës 2022, starti i stinorit u përshkua me shumë probleme.
- Çka ndodhi dhe pse u largua pas vetëm një ndeshje Ekrem Memnuni?
- Si e cilëson vjeshtën e basketbollit dhe pse u largua edhe Murat Bilge pavarësisht nga fitroja e Superkupës dhe përmbyllja e vitit 2022 në pozitën e dytë?
- Pse dhe si vendosën për angazhimin e trajnerit të tretë turk, të rikthyerin për herë të tretë në Prishtinë: Ahmet Kandemirin?
Përkundër pranverës së suksesshme me 11 fitore e vetëm 1 humbje dhe përmbyllja e edicionit të rregullt si lider (për herë të parë nga viti 2019) Sigal Prishtina humbi nga Trepça në finalen e KUpës dhe gjysmëfinalen e Play Offit?
- Cili ishte “kabahati” i Kandemirit?
- Pse pati rënie të formës së lojtarëve vendor nën udhëheqjen e tij?
Kryetari i Sigal Prishtinës flet edhe për dy rastet që ndodhën në serinë gjysmëfinale ndaj Trepçës: skandalin e tentimit të korruptimit të referëve grek dhe caktimin e terminit të ndeshjes së pestë gjysmëfinale.
- Çka ndodhi me referët grek?
- Në çfarë faze është rasti dhe a po hetohet nga organet e rendit?
- Çka ndodhi me caktimin e terminit të ndeshjes së pestë gjysmëfinale Sigal Prishtina – Trepça dhe pse u ngrit aq shumë zhurmë?
Natyrisht, sonte ASISTI 538 sjell edhe komplet video – përmbledhjen dhe tregimin e gjithë asaj që ndodhi gjatë edicionit 2022/23 me Sigal Prishtinën, në dy rrëfime të ndara
- Si e cilëson edicionin e kaluar Stavileci?
- Si e vlerëson serinë e sivjetme finale mes Trepçës dhe Pejës?
Krejt në fund të ASISTIT 538, kryetari i Sigal Prishtinës Blerand Stavileci tregon ekskluzivisht
- Me cilët lojtarë i kanë vazhduar kontratat?
- A po mbetet në Prishtinë lojtari më i mirë kosovar i gjitha kohëve, Dardan Berisha?
- A kanë nënshkruar Arti Hajdari dhe Devoe Joseph?
- A po mbeten në klub Jan Palokaj, vëllezërit Zeqiri, Lejsoni e Jetmiri?
- A po rikthehen Muhamedali Janjeva, Meriton Ismajli dhe Fisnik Rugova në folen e tyre?
- A do të mbeten edhe sivjet Dustin Thomas e Debisschop?
- Kush është trajneri i ri prishtinas?
Gjitha këto dhe shumë më tepër, sonte në ASISTIN 538 me shumë lajme ekskluzive lidhur me KB Sigal Prishtinën dhe gjithë asaj që ka ndodhur në basketbollin kosovar gjatë edicionit që shkoi, sonte nga ora 21:00 në Sport 1 në Artmotion dhe 30 minuta pas mesnate në Klan Kosova, ASISTI 538 me Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emrën.
Komentet janë të mbyllura.