A DO TË “DIVORCOHET” ARBEN KRASNIQI ME GOLDEN EAGLE YLLIN? KY ËSHTË LAJMI I FUNDIT….
Trajneri më suksesshëm kosovar, Arben Krasniqi sezonin e fundit drejtoi skuadrën thërandase të Golden Eagle Ylli duke përfunduar pjesën e rregullt të kampionatit në vendin e dytë por më pas u eliminua në gjysmëfinale të Play Off-it nga Rahoveci.
Krasniqi, kampion i shumëfishtë me KB Prishtinën nuk arriti ndoshta objektivat e zyrtarët e KB Golden Eagle Ylli, pasi eliminimi në gjysmëfinale u konsiderua si i hershëm sepse nga të gjithë në vendin tonë ekipi nga “13 qëshori” i cilësua një nga favoritët krysorë për të kaluar në finale, shkruan Asistionline.com.
Arben Krasniqi u kontaktua nga Asistionline.com dhe u interesuam rreth së ardhmës së tij si trajner, mirëpo ish-trajneri i Prishtinës, Al Hilal Sport Club dhe Përfaqësueses së Kosovës tha që momentalisht nuk ka asgjë të re pasi klubet tona fillojnë shumë vonesë përgatitjet për sezonin e ri.
“Për momentin nuk ka asgjë të re pasi klubet tona me vonesë fillojnë përgatitjet për sezonin e ri. Të ardhmën time si trajner do ta zbulojë pas kuvendit që do ta mbajnë zyrtarët e Golden Eagle Yllit”, tha Arben Krasniqi, ekskluzivisht për Asistionline.com.
Komentet janë të mbyllura.