Basketboll

KBF Bashkimi fillon përgatitjet për stinorin e ri, vazhdon kontratën me kapitenen e ekipit

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri të garave në basketbollin kosovar.

Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar sot se ka vazhduar bashkëpunimin me kapitenen e ekipit, Aulona Muhadri.

Aulona Muhadri, do të jetë kapitene e Bashkimit edhe për edicionin e ri. Aulona ka vazhduar bashkëpunimin me klubin pas sukseseve që i pati edicionin e shkuar. Si kapitene, Aulona ngriti tre trofe: Superkupën, Kupën dhe titullin e kampionit”, shkruan njoftimi i klubit portokalli.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë volejboll, njerëz që luajnë basketboll dhe teksti që thotë "CAPO CONTINUES WITH BASHKIM AULOMA MUHADR KBF BASH KIMI"

Të kujtojmë se Bashkimi në edicionin e kaluar e ka fituar tripletën në basketbollin kosovar, duke ngritur trofetë e Kupës, Superkupës dhe titullit të kampionit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.