Vetëm 4 pikë të realizuara, vashat e Kosovës në 3×3 mposhten thellë nga Luksemburgu
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka pësuar disfatën e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, që po mbahen në shtetin e Qipros.
Kosova pësoi disfatë të thellë nga Luksemburgu me rezultat 4-17.
Saranda Daci i shënoi 3 pikë e Enisa Kamerolli e shtoi 1 tjetër në këtë humbje të thellë të vashave kosovare.
Ndeshjen e fundit, vashat kosovare e zhvillojnë ndaj Qipros nga ora 17:45.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.