Basketboll

Kosova 3×3 te meshkujt i mbyll garat pa asnjë fitore në FIBA Europe Cup

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova 3×3 te meshkujt i ka mbyllur kualifikimet e FIBA Europe Cup me një humbje të thellë.

Ekipi kosovar u mposht në duelin e fundit nga Irlanda me rezultat 18:5.

Tri pikë realizoi Ardit Pepaj, ndërsa dy Arbër Sinani.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Dardanët, kurse të shtunën ishin mposhtur edhe nga Andorra dhe Shqipëria.
Me këtë humbje dhe bilanc negativ 0-3, Kosova i mbylli kualifikimet e kësaj gare.
Nga ora 14:25, vashat e Kosovës do të përballen me Irlandën në ndeshjen e fundit edhe për to. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.