KBF Bashkimi prezanton lojtaren e dytë të huaj, emër i njohur dhe dalluar
Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi e ka prezantuar sonte edhe lojtaren e dytë të huaj.
Skuadra prizrenase ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me plejmejkeren amerikane, Sophia Jacobsson.
”Një kampione tjetër, te kampionët. Sophia Jacobsson, do të jetë pjesë e klubit tonë për edicionin e ri. Së fundmi, Sophia ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.
Jacobsson së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës me të cilët luajti me mesatare fenomenale prej 15.1 pikëve, 6 kërcimeve e 7.5 asiste.
Bashkimi e ka kompletuar ekipin me lojtaret vendore, gjersa shumë shpejtë pritet të mbyllë hapësirat edhe me lojtaret e huaja. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.