Basketboll

SUPER – EKSKLUZIVE: KY TRAJNER I FAMSHËM KROAT DO TA UDHËHEQ RAHOVECIN SEZONIN E ARDHSHËM  

Sot në mëngjes KB Rahoveci konfirmoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e dertanishëm të skuadrës, Bujar Locin por vetëm pak çaste më herët burime të Asistionline.com zbuluan trajnerin e ardhsëm të skuadrës.

Gjithmonë sipas burimeve të Asistionline.com të afërta me KB Rahoveci, trajneri i famshëm kroat, Neven Plantak do të jetë trajner i ri i skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Plantak sezonin e fundit ishte trajner te skuadra e Vllaznisë së Shkodrës ndërsa në të kaluarën ka qenë qenë pjesë e KB Trepçës dhe ka merita të mëdha për titullin e kampionit të fituar në vitin 2012.

Kujtojmë që në kaluarën Plantak ka qenë trajner edhe i Zarës dhe ka bagazh të madh profesional për të plotësuar synimet e zyrtarëve të KB Rahoveci për sezonin e ardhshëm.

Gjithmonë sipas burimeve të sigurta të Asistionline.com Plantak do të prezantohet te KB Rahoveci gjatë ditëve të ardhshme./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.