Kapiteni i gëzuar me fitoren, thotë se duhet të vazhdojnë njejtë
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Berisha është parë të jetë shumë i kënaqur me paraqitjen e bashkëlojtarëve në ndeshjen ndaj Zvicrës.
Basketbollisti pejan ka thënë se puna dhe mundi i tyre është shpërblyer, madje shtoi se beson që forma e mirë do të vazhdojë edhe më tutje.
“Jemi shumë të lumtur. Kemi ushtruar gjatë për këtë ndeshje. Dhe kemi dëshmuar se jemi përgatitur shumë mirë, ndonëse disa kanë dyshuar. Shpresojmë që edhe në ndeshjet tjera do ta kemi këtë energji. Loja jonë ishte shumë e mirë. I përgëzoj gjithë lojtarët, trajnerët, për atë që kemi bërë deri më tani. Shpresojmë të kemi sukses edhe në ndeshjet tjera. Do të vazhdojmë me këtë sistem. Shkojmë në Danimarkë për të dhënë maksimumin. Do të jetë më vështirë, por do të shkojmë për të fituar. Do të shkojmë hap pas hapi. Po shpresoj që do të kemi rezultat të mirë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Nuk është bërë asgjë me këtë fitore. Na presin edhe tri ndeshje”, ka shtuar Berisha pas ndeshjes.
Komentet janë të mbyllura.