Kosova U18 te meshkujt e nis me humbje Kampionatin Evropian në Divizionin B
Kosova U18 e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj që po zhvillohet në Portugali.
Në një ndeshje deri në fund të barabartë, basketbollistët e Kosovës pësuan nga Estonia 60:68.
Kosova U18 luftoi deri në fund, por dallimi u bë në tre minutat e fundit, ku estonezët u shkëputën dhe fituan me tetë pikë dallim, 60:68.
Te Kosova u dalluan Jon Ismajli me 14 pikë dhe Rron Dahsyla me 20 sosh.
Komentet janë të mbyllura.