Basketboll

Kosova U18 te meshkujt pëson thellë nga Rumania

Kosova U18 është mundur edhe në ndeshjen e tretë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj.

Dardanët e rinj pësuan nga Rumania me shifrat 64:98 (14:20, 14:30, 18:31, 18:17).

Basketbollistët e Kosovës rezistuan në periudhën e parë dhe ishin të barabartë në atë të fundit, por dallimi u bë në çerekun e dytë dhe të tretë, ku rumunët ishin më të mirë dhe fituan 64:98.

Norik Binqe shënoi 19 pikë për Kosovën, ndërsa Jon Ismajli 11.

Dy ndeshjet e fundit të Dardanëve në grupe do të jenë ndaj Irlandës dhe Ukrainës, të martën, përkatësisht të mërkurën.

 

Komentet janë të mbyllura.