Basketboll

Kosova U16 triumfon edhe ndaj Andorës në Evropianin e Divizionit C

Kosova U16 sot ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Andorrën me rezultat 90:97. (20:20,25:26,27:36,18:15).

Kjo është fitorja e tretë me radhë e “Dardanëve” të rinj të cilët janë të parët në grup me tri fitore e asnjë humbje.

Tek Kosova më të mirët ishin Mal Tusuni me 20 pikë dhe 28 kërcime si dhe Drin Tafilaj me 15 pikë të tjera.

Sot gjatë ditës janë zhvilluar edhe tri ndeshje të tjera, Malta ka fituar ndaj Gjibraltarit 57:48, Armenia ka mposhtur Shqipërinë 87:59, kurse Azerbajxhani ka shënuar fitore ndaj San Marinos me rezultat 96:47.

Komentet janë të mbyllura.