KOSOVA(U-20) MPOSHTET NGA RUSIA
Prishtinë (AsistiOnline) – Kosova U-20 është mposhtur nga Rusia ndeshjen e parë të turneut miqësorë që po mbahet në Maqedoni.
Në këtë ndeshje u vërejt përvoja dhe forca e madhe e skuadrës nga Rusia që e fitoi takimin ndaj djelmoshave tanë pa telashe 77-43.
Në fitoren e rusëve sonte kontribuan, Karvanen me 16 pikë e Denisov me 11 sosh.
Tek Kosova, s’mjaftuan për fitore, Dardan Kapiti e Erhan Sholla me nga 8 pikë. Trajneri Karabeg, në këtë ndeshje ju dha hapësirë të gjithë lojtarëve.
Kosova ndeshjen e radhës të këtij turneu e zhvillon nesër ndaj nikoqirit, Maqedonisë Veriore.
Komentet janë të mbyllura.