Darrell Davis që shkëlqeu tri sezone në Kosovë, nënshkruan në Bullgari
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri nga basketbollistët më të mirë të huaj, që kanë luajtur në Kosovë në dekadën e fundit, Darrell Davis është bërë me skuadër të re.
Amerikani, është transferuar te skuadra e njohur bullgare, BC Beroe.
27 vjeçari, stinorin e kaluar u paraqit në elitën suedeze me ekipin e Luleas, derisa në Kosovë ka luajtur te Rahoveci në dy sezone të ndryshme dhe më pas te Prizreni.
Davis te Rahoveci ishte paraqitur me 24 pikë për ndeshje, derisa edhe te Ponte Prizreni me poashtu me mbi 24 pikë për ndeshje. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.